
Trajnim për Udhërrëfyes Turistik Kulturor (Kombëtar)
Programi i këtij trajnimi është akredituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, dhe Ministria e Finanacve dhe Ekonomisë, me urdhërin e përbashkët Nr. 426, dt. 27.12.2022.
Kushti për aplikimin pranë Ministrisë së Turizmit për liçensimin si Udhërrëfyes Turistik Kombëtar, është paraqitja e dëshmisë së këtij trajnimi.
Programet e trajnimit profesional “Udhërrëfyes Turistik Kombëtar” janë hartuar në përputhje me kërkesat e LIGJIT Nr. 93/2015 dhe udhëzimit Nr. 517 datë 24.01.2017.
Struktura e trajnimit
Numri i orëve të trajnimit, të nevojshme për të përfituar çertifikatën e Udhërrëfyesit turistik kombëtar është 600.
Struktura e kurikulës është:
- 140 Orë njohuri mbi vendin;
- 40 Orë njohuri mbi teknikat e guidimit;
- 180 Orë mësimi autodidakt;
- 240 Orë praktikë profesionale.
Orët teorike do të organizohen në formatin hibrid. 80% prej tyre do të realizohen online dhe 20% me prezencë fizike.
Orët me prezencë fizike do të realizohen në ditë fundjave.
Kushtet paraprake për pranimin
- Kandidati duhet të jetë në moshë madhore;
- Kandidati duhet të ketë mbaruar me sukses arsimin profesional, të mesëm të përgjithshëm, ose çfarëdo programi tjetër studimi mbi nivelin e arsimit të mesëm;
- Kandidati duhet të ketë nënshtetësi Shqiptare ose leje qëndrimi në Shqipëri;
- Kandidati duhet të ketë dëshmi penaliteti të pastër;
- Kandidati duhet të kalojë me sukses testimin e pranimit.
Kushtet për çertifikimin
Për të përfunduar me sukses trajnimin, kandidati duhet të:
- Jetë prezent në të paktën 75% të orëve të trajnimit;
- Të plotësojë të tëra detyrat e kursit që nevojiten për realizimin e orëve autodidakte;
- Të arrijë rezultatin e përgjithshëm prej të paktën 75% të pikëve në testimin përfundimtar teorik, dhe jo më pak se 60% të pikëve në secilën prej lëndëve;
- Të përfundojë me sukses të gjitha modulet praktike.
Aftësitë në përfundim të trajnimit
Në përfundimin me sukses të programit të trajnimit, kursanti do të:
- Njohë tregun turistik, funksionimin e tij dhe bazën ligjore në fushën e turizmit;
- Zotërojë njohuri bazë mbi organizimin e bizneseve turistike;
- Njohë elementët e produktit turistik;
- Përfitojë aftësi për të vendosur marrëdhënie me furnitorët e shërbimeve turistike;
- Përdorë njohuritë e mara mbi mjedisin fizik dhe natyrën në funksion të ushtrimit të veprimtarisë si udhërrëfyes;
- Përdorë njohuritë e marra mbi gjeografinë humane dhe zhvillimin shoqëror në funksion të ushtrimit të profesionit të udhërrëfyesit;
- Shpjegojë elementët dhe karakteristikat natyrore të rajoneve të ndryshme dhe potencialet e tyre në funksion të zhvillimit të turizmit;
- Shpjegojë tiparet e përgjithshme të strukturës së popullsisë së Shqipërisë, referuar: moshës, gjinisë, vendbanimit; etnisë, fesë dhe zhvillimin human të rajoneve të ndryshme të vendit;
- Përdorë njohuritë bazë mbi arkeologjinë, prehistorinë, dhe antikitetin e Shqipërisë në funksion të ushtrimit të profesionit të udhërrëfyesit;
- Përshkruajë vendbanimet parailiriane, protoiliriane, sitet arkeologjike të Epokës së Hekurit, dhe karakteristikat e tyre;
- Përshkruajë qytetet Ilire: Amantia, Butrinti. Apollonia, Dyrrhachion, karakteristikat. historinë dhe arkitekturën e tyre;
- Përshkruajë qytetet: Bylis, Skodra, Antipatrea, Damastion, Antigonea, karakteristikat, historinë dhe arkitekturën e tyre;
- Përdorë njohuritë e marra mbi historinë e Shqipërisë në funksion të ushtrimit të profesionit të udhërrëfyesit;
- Shpjegojë trashëgiminë kulturore shqiptare dhe elementët e saj;
- Përshkruajë parqet arkeologjike, kalatë dhe kështjellat Shqiptare, qytetet muze, fizionominë e banesave tradicionale;
- Përshkruajë objektet e kultit në Shqipëri dhe karakteristikat e tyre;
- Përshkruajë trashëgiminë materiale të luajtshme dhe karakteristikat e saj në Shqipëri;
- Zbatojë njohuritë e mara mbi artin shqiptar në funksion të ushtrimit të profesionit të udhërrëfyesit;
- Përdorë hartat për t’u orientuar në terren;
- Përdorë burime të ndryshme informacioni në funksion të veprimtarisë;
- Kryejë këshillimin e klientëve dhe dhënien e informacionit gjatë udhëtimit;
- Dëshmojë aftësi të përshtatshme morale dhe etike;
- Komunikojë në mënyrë të përshtatshme verbale dhe jo verbale;
- Zbatojë teknika të larmishme komunikimi;
- Zbatojë teknika të ndryshme guidimit në vartësi të karakteristikave të grupit, llojit të produktiti turistik, vendit që do të vizitohet;
- Kryejë procedurat e pritjes, përcjelljes dhe shoqërimit në lëvizje së turistit dhe të grupeve turistike;
- Trajtojë ankesat e klientëve;
- Asistojë klientë me nevoja të veçanta;
- Kujdeset për sigurinë e grupit dhe menaxhimin e rreziqeve gjatë guidimit;
- Kryejë proçedurat e ndihmës së shpejtë në raste nevoje.