Kacavarje & Kanionim
Skip to content
Trajnim-Guide-Climbing

Trajnim për Udhërrëfyes Turistik të Specialitetit Kacavarje & Kanionim

Programi i këtij trajnimi është akredituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, dhe Ministria e Finanacve dhe Ekonomisë, me urdhërin e përbashkët Nr. 426, dt. 27.12.2022.

Kushti për aplikimin pranë Ministrisë së Turizmit për liçensimin si Udhërrëfyes Turistik i Specialitetit Kacavarje & Kanionim, është paraqitja e dëshmisë së këtij trajnimi.

Programet e trajnimit profesional “Udhërrëfyes Turistik i Specialitetit Kacavarje & Kanionim” janë hartuar në përputhje me kërkesat e LIGJIT Nr. 93/2015 dhe udhëzimit Nr. 517 datë 24.01.2017.

Struktura e trajnimit

Numri i orëve të trajnimit, të nevojshme për të përfituar çertifikatën e Udhërrëfyesit turistik të specialitetit Kacavarje & Kanionim është 320. 

Struktura e kurikulës është:

  • 76 Orë njohuri mbi specialitetin Kajaking dhe Stand up paddle board;
  • 20 Orë njohuri mbi teknikat e guidimit;
  • 96 Orë mësimi autodidakt;
  • 128 Orë praktikë profesionale.

Orët teorike do të organizohen në formatin hibrid, ku 70% prej tyre do të realizohen online, dhe 30% me prezencë fizike.

Orët e praktikës do të realizohen plotësisht me prezencë fizike.

Trajnimi do të kryhet në ditë fundjave, si dhe ditëve të Marta dhe të Enjte vetëm për orët teorike online.

Kushtet paraprake për pranimin
  • Kandidati duhet të jetë në moshë madhore;
  • Kandidati duhet të ketë mbaruar me sukses arsimin profesional, të mesëm të përgjithshëm, ose çfarëdo programi tjetër studimi mbi nivelin e arsimit të mesëm;
  • Kandidati duhet të ketë nënshtetësi Shqiptare ose leje qëndrimi në Shqipëri;
  • Kandidati duhet të ketë dëshmi penaliteti të pastër;
  • Kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses trajnimin për "Udhërrëfyes Turistik të Specialitetit Hiking/Trekking";
  • Kandidati duhet të kalojë me sukses testimin e pranimit.
Aftësitë fizike të kandidatit

Për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë trajnimit, kandidati duhet të ketë aftësi fizike dhe teknike për të kryer me lehtësi:

  • Kacavarje sportive të vështirësisë 6b në itinerar të panjohur më parë, me këpucë kacavarje;
  • Kacavarje sportive të vështirësisë 5b në itinerar të panjohur më parë, me këpucë dimërore alpinizmi;
  • Kacavarje sportive në itinerar me shumë hove;
  • Kacavarje alpine të vështirësisë 4b në itinerar të pa siguruar me bulona.

Ditën e parë të trajnimit, kandidatët do të testohen për të vlerësuar aftësitë e tyre fizike dhe teknike.

Kushtet për çertifikimin

Për të përfunduar me sukses trajnimin, kandidati duhet të:

  • Jetë prezent në të paktën 75% të orëve të trajnimit;
  • Të plotësojë të tëra detyrat e kursit që nevojiten për realizimin e orëve autodidakte;
  • Të arrijë rezultatin e përgjithshëm prej të paktën 70% të pikëve në testimin përfundimtar teorik, dhe jo më pak se 60% të pikëve në secilën prej lëndëve;
  • Të përfundojë me sukses të gjitha modulet praktike. Përfundimi me sukses i moduleve praktike dëshmohet me anë të testimeve praktike në kacavarje dhe kanionim.
Pajisjet e nevojshme

Për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë trajnimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me pajisjet individuale të duhura për aktivitetin.

Këto pajisje janë:

  • Shalur për kacavarje
  • Kokore për kacavarje
  • Këpucë për kacavarje
  • Çantë shpine për ecje malore
  • Këpucë për ecje malore
  • Veshje kundër shiut
  • Veshje të përshtatshme për ecje malore dhe kacavarje
  • Syze dielli
  • Telefon Celular
Aftësitë e përgjithshme në përfundim të trajnimit

Në përfundimin me sukses të programit të trajnimit, kursanti do të zotërojë aftësitë e përgjithshme të nevojshme në turizmin e aventurës. Ai do të:

  • Zotërojë njohuritë bazë mbi biznesin dhe tregun e turizmit;
  • Zotërojë aftësitë e përgjithshme teknike të nevojshme për ushtrimin e turizmit të aventurës;
  • Jetë i aftë të interpretojë mjedisin, historinë natyrore dhe kulturore të rajonit ku zhvillohet aktiviteti;
  • Planifikojë dhe organizojë udhëtimin dhe pajisjet;
  • Zotërojë aftësitë për të siguruar mbarëvajtjen e veprimtarisë që udhëheq;
  • Jetë i aftë të mirëmbajë dhe administrojë pajisjet e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë;
  • Garantojë sigurinë e grupit gjatë aktivitetit;
  • Garantojë kryerjen e veprimtarive që plotësojnë kërkesat e komuniteteve dhe ekosistemeve aktuale pa kompromentuar nevojat e gjeneratave të ardhme dhe që mbajnë parasysh praktika mjedisore dhe social ekonomike dhe ndikimet e tyre;
  • Ofrojë shërbim profesional ndaj klientëve para dhe gjatë veprimtarisë;
  • Menaxhojë në mënyrë profesionale marrëdhëniet me klientët dhe furnitorët lokalë të shërbimeve.

Aftësitë specifike në përfundim të trajnimit

Në përfundimin me sukses të programit të trajnimit, kursanti do të zotërojë aftësitë specifike të nevojshme si udhërrëfyes i specialitetit Kacavarje & Kanionim. Ai do të:

  • Dallojë kacavarjen sportive nga ajo alpine, nga bouldering dhe nga kanionimi;
  • Zgjedhë pajisjet e duhura specifike sipas llojit të kacavarjes apo kanionimit;
  • Mirëmbajë pajisjet teknike të kacavarjes sportive, alpine dhe kanionimit, asistojë dhe instruktojë klientët në përdorimin e tyre;
  • Kryejë pastrimin e itinerareve;
    Zotërojë aftësi për të aplikuar teknika të ndryshme sigurimi në vartësi të llojit specifik të kacavarjes;
  • Kryejë ankorime të llojeve të ndryshme;
  • Asistojë klientët gjatë llojeve të ndryshme të kacavarjes dhe kanionimit;
  • Asistojë klientët gjatë zbritjes me litar;
  • Jetë i aftë të vlerësojë performancën e grupit para aktivitetit dhe gjatë tij;
  • Analizojë rreziqet eventuale gjatë kacavarjes ose kanionimit bazuar në aftësitë e klientëve;
  • Hartojë planet e udhëtimit të kacavarjeve dhe kanionimit sipas llojeve specifike të tyre;
  • Njohë specifikat e kanioneve dhe përcaktojë veçoritë e aktivitetit në vartësi të tyre;
  • Zotërojë teknika specifike gjatë kanionimit;
  • Jetë i aftë të navigojë në kanione të panjohura ditën dhe natën;
  • Udhëheqë grupin gjatë kanionimit;
  • Kryejë veprimet teknike për sigurimin e të dëmtuarve në lartësi dhe evakuimin e tyre.