Hiking/Trekking
Skip to content
Trajnim-Guide-Hiking

Trajnim për Udhërrëfyes Turistik të Specialitetit Hiking/Trekking

Trajnimi i ardhshëm fillon në datën

19 Tetor 2024

Programi i këtij trajnimi është akredituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, dhe Ministria e Finanacve dhe Ekonomisë, me urdhërin e përbashkët Nr. 426, dt. 27.12.2022.

Kushti për aplikimin pranë Ministrisë së Turizmit për liçensimin si Udhërrëfyes Turistik i Specialitetit Hiking/Trekking, është paraqitja e dëshmisë së këtij trajnimi.

Programet e trajnimit profesional “Udhërrëfyes Turistik i Specialitetit Hiking/Trekking” janë hartuar në përputhje me kërkesat e LIGJIT Nr. 93/2015 dhe udhëzimit Nr. 517 datë 24.01.2017.

Struktura e trajnimit

Numri i orëve të trajnimit, të nevojshme për të përfituar çertifikatën e Udhërrëfyesit turistik të specialitetit Hiking/Trekking është 320. 

Struktura e kurikulës është:

  • 76 Orë njohuri mbi specialitetin Hiking/Trekking;
  • 20 Orë njohuri mbi teknikat e guidimit;
  • 96 Orë mësimi autodidakt;
  • 128 Orë praktikë profesionale.

Orët teorike do të organizohen në formatin hibrid, ku 70% prej tyre do të realizohen online, dhe 30% me prezencë fizike.

Orët e praktikës do të realizohen plotësisht me prezencë fizike.

Trajnimi do të kryhet në ditë fundjave, si dhe ditëve të Marta dhe të Enjte vetëm për orët teorike online.

Kushtet paraprake për pranimin
  • Kandidati duhet të jetë në moshë madhore;
  • Kandidati duhet të ketë mbaruar me sukses arsimin profesional, të mesëm të përgjithshëm, ose çfarëdo programi tjetër studimi mbi nivelin e arsimit të mesëm;
  • Kandidati duhet të ketë nënshtetësi Shqiptare ose leje qëndrimi në Shqipëri;
  • Kandidati duhet të ketë dëshmi penaliteti të pastër;
  • Kandidati duhet të kalojë me sukses testimin e pranimit.
Aftësitë fizike të kandidatit

Për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë trajnimit, kandidati duhet të ketë aftësi fizike për të kryer me lehtësi:

  • Ecje malore deri në 8 orë të gjata;
  • Ecje malore me një disnivel prej 1500 metra ngjitje vertikale;
  • Ecje malore me një distancë horizontale prej 20 kilometrash.

Ditën e parë të trajnimit, kandidatët do të testohen për të vlerësuar aftësitë e tyre fizike.

Kushtet për çertifikimin

Për të përfunduar me sukses trajnimin, kandidati duhet të:

  • Jetë prezent në të paktën 75% të orëve të trajnimit;
  • Të plotësojë të tëra detyrat e kursit që nevojiten për realizimin e orëve autodidakte;
  • Të arrijë rezultatin e përgjithshëm prej të paktën 70% të pikëve në testimin përfundimtar teorik, dhe jo më pak se 60% të pikëve në secilën prej lëndëve;
  • Të përfundojë me sukses të gjitha modulet praktike. Përfundimi me sukses i moduleve praktike dëshmohet me anë të testimeve praktike në kushte verore dhe dimërore.
Pajisjet e nevojshme

Për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë trajnimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me pajisjet individuale të duhura për aktivitetin.

Këto pajisje janë:

  • Çantë shpine për ecje malore
  • Këpucë për ecje malore
  • Veshje kundër shiut
  • Veshje të përshtatshme për ecje malore
  • Syze dielli
  • Busull
  • Telefon Celular
Aftësitë e përgjithshme në përfundim të trajnimit
Në përfundimin me sukses të programit të trajnimit, kursanti do të zotërojë aftësitë e përgjithshme të nevojshme në turizmin e aventurës. Ai do të:
  • Zotërojë njohuritë bazë mbi biznesin dhe tregun e turizmit;
  • Zotërojë aftësitë e përgjithshme teknike të nevojshme për ushtrimin e turizmit të aventurës;
  • Jetë i aftë të interpretojë mjedisin, historinë natyrore dhe kulturore të rajonit ku zhvillohet aktiviteti;
  • Planifikojë dhe organizojë udhëtimin dhe pajisjet;
  • Zotërojë aftësitë për të siguruar mbarëvajtjen e veprimtarisë që udhëheq;
  • Jetë i aftë të mirëmbajë dhe administrojë pajisjet e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë;
  • Garantojë sigurinë e grupit gjatë aktivitetit;
  • Garantojë kryerjen e veprimtarive që plotësojnë kërkesat e komuniteteve dhe ekosistemeve aktuale pa kompromentuar nevojat e gjeneratave të ardhme dhe që mbajnë parasysh praktika mjedisore dhe social ekonomike dhe ndikimet e tyre;
  • Ofrojë shërbim profesional ndaj klientëve para dhe gjatë veprimtarisë;
  • Menaxhojë në mënyrë profesionale marrëdhëniet me klientët dhe furnitorët lokalë të shërbimeve.
Aftësitë specifike në përfundim të trajnimit
Në përfundimin me sukses të programit të trajnimit, kursanti do të zotërojë aftësitë specifike të nevojshme si udhërrëfyes i specialitetit Hiking/Trekking. Ai do të:
  • Jetë i aftë për të udhëhequr grupin gjatë udhëtimeve Hiking & Trekking në kushte verore;
  • Jetë i aftë të udhëheqë grupin gjatë udhëtimeve Hiking & Trekking në kushte dimërore;
  • Zotërojë aftësitë për të vlerësuar dhe shmangur rreziqet gjatë Hiking/Trekking;
  • Përdorë pajisjet e nevojshme për Hiking/Trekking në kushte verore;
  • Përdorë pajisjet e nevojshme për Hiking/Trekking në kushte dimërore;
  • Zotërojë aftësitë për të naviguar në terren të panjohur natën dhe ditën;
  • Udhëheqë grupin në kushte të ndryshme atmosferike;
  • Jetë i aftë të organizojë kampimin në kushte verore dhe dimërore;
  • Kryejë veprimet teknike për sigurimin dhe evakuimin e të dëmtuarve gjatë aktivitetit Hiking/Trekking.