---
title: Agjentë Udhëtimi
---

Agjentë Udhëtimi ![](https://www.facebook.com/tr?id=976604194019403&ev=PageView&noscript=1)

[Skip to content](https://thebridge.al/agency#main-content)

[![The-Bridge-Training-Center](https://thebridge.al/hs-fs/hubfs/The-Bridge-Training-Center.png?width=254&height=50&name=The-Bridge-Training-Center.png)](https://thebridge.al/?hsLang=sq-al)

- [RRETH NESH](https://thebridge.al/about)
- TRAJNIMET
  
  Show submenu for TRAJNIMET 
  
    - [UDHËRRËFYES HIKING/TREKKING](https://thebridge.al/hiking)
    - [UDHËRRËFYES KAYAK & SUP](https://thebridge.al/kayaking)
    - [UDHËRRËFYES KACAVARJE & KANIONIM](https://thebridge.al/climbing)
    - [UDHËRRËFYES KULTUROR (KOMBËTAR)](https://thebridge.al/culture)
    - [AGJENT UDHËTIMI](https://thebridge.al/agency)
    - [TRAJNIME TË TJERA](https://thebridge.al/other-training)
- STUDENT LOGIN
- [KONTAKT](https://thebridge.al/kontakt)

Open main navigation

Close main navigation

- [RRETH NESH](https://thebridge.al/about)
- TRAJNIMET
  
  Show submenu for TRAJNIMET 
  
    - [UDHËRRËFYES HIKING/TREKKING](https://thebridge.al/hiking)
    - [UDHËRRËFYES KAYAK & SUP](https://thebridge.al/kayaking)
    - [UDHËRRËFYES KACAVARJE & KANIONIM](https://thebridge.al/climbing)
    - [UDHËRRËFYES KULTUROR (KOMBËTAR)](https://thebridge.al/culture)
    - [AGJENT UDHËTIMI](https://thebridge.al/agency)
    - [TRAJNIME TË TJERA](https://thebridge.al/other-training)
- STUDENT LOGIN
- [KONTAKT](https://thebridge.al/kontakt)

![Trajnim-Agjensi](https://thebridge.al/hubfs/Trajnim-Agjensi.jpg "Trajnim-Agjensi")

# Trajnim për Agjentë Udhëtimi

 Regjistro Interesin

Objektivi kryesor i këtij trajnimi është pajisja e kursantëve me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të ushtruar veprimtari pranë një operatori turistik apo agjencie udhëtimesh, si i punësuar apo edhe duke krijuar biznesin e vet.

Struktura e trajnimit

Trajnimi do të organizohen në formatin hibrid. 80% prej orëve do të realizohen online dhe 20% me prezencë fizike.

Orët me prezencë fizike do të realizohen në ditë fundjave.

Kushtet paraprake për pranimin

- Kandidati duhet të jetë në moshë madhore;
- Kandidati duhet të ketë mbaruar me sukses arsimin profesional, të mesëm të përgjithshëm, ose çfarëdo programi tjetër studimi mbi nivelin e arsimit të mesëm;
- Kandidati duhet të ketë nënshtetësi Shqiptare ose leje qëndrimi në Shqipëri;
- Kandidati duhet të ketë dëshmi penaliteti të pastër.

Kushtet për çertifikimin

Për të përfunduar me sukses trajnimin, kandidati duhet të:

- Jetë prezent në të paktën 75% të orëve të trajnimit;
- Të plotësojë të tëra detyrat e kursit që nevojiten për realizimin e orëve autodidakte;
- Të arrijë rezultatin e përgjithshëm prej të paktën 75% të pikëve në testimin përfundimtar teorik, dhe jo më pak se 60% të pikëve në secilën prej lëndëve;
- Të përfundojë me sukses të gjitha modulet praktike.

Aftësitë në përfundim të trajnimit

Në përfundimin me sukses të programit të trajnimit, kursanti do të:

- Zbatojë legjislacionin në fuqi lidhur me turizmin;
- Zbatojë legjislacionin e punës;
- Demonstrojë figurë morale dhe etike të përshtatshme dhe disiplinë në punë;
- Respektojë kodin e sjelljes dhe veshjes së biznesit;
- Përshkruajë tregun turistik, subjektet dhe funksionimin e tij;
- Kryejë proçese të thjeshta pune në organizimin e zyrës së një agjencie apo operatori turistik;
- Krijojë dhe mbajë marrëdhënie me furnitorë të shërbimeve turistike;
- Kryejë blerje të shërbimeve turistike;
- Realizojë studimin e tregut turistik në të cilin ushtron veprimtari biznesi i tij;
- Evidentojë klientë potencialë;
- Mbajë marrëdhënie me klientët e agjencisë/operatorit turistik në nivelin B2B dhe B2C;
- Komunikojë me klientët në mënyrë të përshtatshme;
- Kryejë shitjen e produkteve dhe shërbimeve turistike;
- Kryejë veprime pagesash dhe arkëtimesh;
- Dokumentojë veprimet e kryera;
- Shpjegojë elementët përbërës të produktit turistik;
- Krijojë produkte të thjeshta turistike;
- Kryejë llogaritje të thjeshta të kostove dhe çmimeve.

[![The-Bridge-Training-Center](https://thebridge.al/hs-fs/hubfs/The-Bridge-Training-Center.png?width=763&height=150&name=The-Bridge-Training-Center.png "The-Bridge-Training-Center")](https://thebridge.al/?hsLang=sq-al)

[![Facebook-Logo](https://thebridge.al/hs-fs/hubfs/Facebook-Logo.png?width=25&height=25&name=Facebook-Logo.png "Facebook-Logo")](https://www.facebook.com/thebridge.al/)

[![Instagram-Logo](https://thebridge.al/hs-fs/hubfs/Instagram-Logo.png?width=25&height=25&name=Instagram-Logo.png "Instagram-Logo")](https://www.instagram.com/thebridge.al/)

[![Linkedin-Logo](https://thebridge.al/hs-fs/hubfs/Linkedin-Logo.png?width=25&height=25&name=Linkedin-Logo.png "Linkedin-Logo")](https://www.linkedin.com/company/102478623)

Rr. Papa Gjon Pali II

1010 Tiranë

Tel/Whatsapp: +355 68 404 5721

 info@thebridge.al

 

Copyright © 2026, The Bridge ShPK