
Trajnim për Udhërrëfyes Turistik Hiking/Trekking
25 Tetor 2025 – 29 Mars 2026
Programi i këtij trajnimi është akredituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, dhe Ministria e Finanacve dhe Ekonomisë, me urdhërin e përbashkët Nr. 426, dt. 27.12.2022.
Kushti për aplikimin pranë Ministrisë së Turizmit për liçensimin si Udhërrëfyes Turistik i Specialitetit Hiking/Trekking, është paraqitja e dëshmisë së këtij trajnimi.
Programet e trajnimit profesional “Udhërrëfyes Turistik i Specialitetit Hiking/Trekking” janë hartuar në përputhje me kërkesat e LIGJIT Nr. 93/2015 dhe udhëzimit Nr. 517 datë 24.01.2017.
Struktura e trajnimit
Numri i orëve të trajnimit, të nevojshme për të përfituar çertifikatën e Udhërrëfyesit turistik të specialitetit Hiking/Trekking është 320.
Struktura e kurikulës është:
- 76 Orë njohuri mbi specialitetin Hiking/Trekking;
- 20 Orë njohuri mbi teknikat e guidimit;
- 96 Orë mësimi autodidakt;
- 128 Orë praktikë profesionale.
Orët teorike do të organizohen në formatin hibrid. 80% prej tyre do të realizohen online dhe 20% me prezencë fizike.
Orët me prezencë fizike do të realizohen në ditë fundjave.
Kushtet paraprake për pranimin
- Kandidati duhet të jetë në moshë madhore;
- Kandidati duhet të ketë mbaruar me sukses arsimin profesional, të mesëm të përgjithshëm, ose çfarëdo programi tjetër studimi mbi nivelin e arsimit të mesëm;
- Kandidati duhet të ketë nënshtetësi Shqiptare ose leje qëndrimi në Shqipëri;
- Kandidati duhet të ketë dëshmi penaliteti të pastër;
- Kandidati duhet të kalojë me sukses testimin e pranimit.
Aftësitë fizike të kandidatit
Për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë trajnimit, kandidati duhet të ketë aftësi fizike për të kryer me lehtësi:
- Ecje malore deri në 8 orë të gjata;
- Ecje malore me një disnivel prej 1500 metra ngjitje vertikale;
- Ecje malore me një distancë horizontale prej 20 kilometrash.
Ditën e parë të trajnimit, kandidatët do të testohen për të vlerësuar aftësitë e tyre fizike.
Kushtet për çertifikimin
Për të përfunduar me sukses trajnimin, kandidati duhet të:
- Jetë prezent në të paktën 75% të orëve të trajnimit;
- Të plotësojë të tëra detyrat e kursit që nevojiten për realizimin e orëve autodidakte;
- Të arrijë rezultatin e përgjithshëm prej të paktën 75% të pikëve në testimin përfundimtar teorik, dhe jo më pak se 60% të pikëve në secilën prej lëndëve;
- Të përfundojë me sukses të gjitha modulet praktike. Përfundimi me sukses i moduleve praktike dëshmohet me anë të testimeve praktike në kushte verore dhe dimërore.
Pajisjet e nevojshme
Për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë trajnimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me pajisjet individuale të duhura për aktivitetin.
Këto pajisje janë:
- Çantë shpine për ecje malore
- Këpucë për ecje malore
- Veshje kundër shiut
- Veshje të përshtatshme për ecje malore
- Syze dielli
- Busull
- Telefon Celular
Aftësitë e përgjithshme në përfundim të trajnimit
- Zotërojë njohuritë bazë mbi biznesin dhe tregun e turizmit;
- Zotërojë aftësitë e përgjithshme teknike të nevojshme për ushtrimin e turizmit të aventurës;
- Jetë i aftë të interpretojë mjedisin, historinë natyrore dhe kulturore të rajonit ku zhvillohet aktiviteti;
- Planifikojë dhe organizojë udhëtimin dhe pajisjet;
- Zotërojë aftësitë për të siguruar mbarëvajtjen e veprimtarisë që udhëheq;
- Jetë i aftë të mirëmbajë dhe administrojë pajisjet e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë;
- Garantojë sigurinë e grupit gjatë aktivitetit;
- Garantojë kryerjen e veprimtarive që plotësojnë kërkesat e komuniteteve dhe ekosistemeve aktuale pa kompromentuar nevojat e gjeneratave të ardhme dhe që mbajnë parasysh praktika mjedisore dhe social ekonomike dhe ndikimet e tyre;
- Ofrojë shërbim profesional ndaj klientëve para dhe gjatë veprimtarisë;
- Menaxhojë në mënyrë profesionale marrëdhëniet me klientët dhe furnitorët lokalë të shërbimeve.
Aftësitë specifike në përfundim të trajnimit
- Jetë i aftë për të udhëhequr grupin gjatë udhëtimeve Hiking & Trekking në kushte verore;
- Jetë i aftë të udhëheqë grupin gjatë udhëtimeve Hiking & Trekking në kushte dimërore;
- Zotërojë aftësitë për të vlerësuar dhe shmangur rreziqet gjatë Hiking/Trekking;
- Përdorë pajisjet e nevojshme për Hiking/Trekking në kushte verore;
- Përdorë pajisjet e nevojshme për Hiking/Trekking në kushte dimërore;
- Zotërojë aftësitë për të naviguar në terren të panjohur natën dhe ditën;
- Udhëheqë grupin në kushte të ndryshme atmosferike;
- Jetë i aftë të organizojë kampimin në kushte verore dhe dimërore;
- Kryejë veprimet teknike për sigurimin dhe evakuimin e të dëmtuarve gjatë aktivitetit Hiking/Trekking.