Agjentë Udhëtimi
Skip to content
Trajnim-Agjensi

Trajnim për Agjentë Udhëtimi

Objektivi kryesor i këtij trajnimi është pajisja e kursantëve me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të ushtruar veprimtari pranë një operatori turistik apo agjencie udhëtimesh, si i punësuar apo edhe duke krijuar biznesin e vet.

Struktura e trajnimit
Trajnimi do të organizohen në formatin hibrid, ku 70% prej orëve do të realizohen online, dhe 30% me prezencë fizike.

Trajnimi do të kryhet në ditë fundjave, si dhe ditëve të Marta dhe të Enjte.

Kushtet paraprake për pranimin
  • Kandidati duhet të jetë në moshë madhore;
  • Kandidati duhet të ketë mbaruar me sukses arsimin profesional, të mesëm të përgjithshëm, ose çfarëdo programi tjetër studimi mbi nivelin e arsimit të mesëm;
  • Kandidati duhet të ketë nënshtetësi Shqiptare ose leje qëndrimi në Shqipëri;
  • Kandidati duhet të ketë dëshmi penaliteti të pastër.
Kushtet për çertifikimin

Për të përfunduar me sukses trajnimin, kandidati duhet të:

  • Jetë prezent në të paktën 75% të orëve të trajnimit;
  • Të plotësojë të tëra detyrat e kursit që nevojiten për realizimin e orëve autodidakte;
  • Të arrijë rezultatin e përgjithshëm prej të paktën 70% të pikëve në testimin përfundimtar teorik, dhe jo më pak se 60% të pikëve në secilën prej lëndëve;
  • Të përfundojë me sukses të gjitha modulet praktike.
Aftësitë në përfundim të trajnimit

Në përfundimin me sukses të programit të trajnimit, kursanti do të:

  • Zbatojë legjislacionin në fuqi lidhur me turizmin;
  • Zbatojë legjislacionin e punës;
  • Demonstrojë figurë morale dhe etike të përshtatshme dhe disiplinë në punë;
  • Respektojë kodin e sjelljes dhe veshjes së biznesit;
  • Përshkruajë tregun turistik, subjektet dhe funksionimin e tij;
  • Kryejë proçese të thjeshta pune në organizimin e zyrës së një agjencie apo operatori turistik;
  • Krijojë dhe mbajë marrëdhënie me furnitorë të shërbimeve turistike;
  • Kryejë blerje të shërbimeve turistike;
  • Realizojë studimin e tregut turistik në të cilin ushtron veprimtari biznesi i tij;
  • Evidentojë klientë potencialë;
  • Mbajë marrëdhënie me klientët e agjencisë/operatorit turistik në nivelin B2B dhe B2C;
  • Komunikojë me klientët në mënyrë të përshtatshme;
  • Kryejë shitjen e produkteve dhe shërbimeve turistike;
  • Kryejë veprime pagesash dhe arkëtimesh;
  • Dokumentojë veprimet e kryera;
  • Shpjegojë elementët përbërës të produktit turistik;
  • Krijojë produkte të thjeshta turistike;
  • Kryejë llogaritje të thjeshta të kostove dhe çmimeve.